Kosova do të përfaqësohet me tre karateistë në Kampionatin Botëror që mbahet javën që vjen.
Karateistët janë mirë të përgatitur dhe synojnë të kthehen me rezultate të mira.
“Tre prej sportistëve tanë më të mirë do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të karatesë, që do të mbahet në Kajro, Egjipt, nga 27–30 nëntor.
Garuesit tanë të kualifikuar: Betim Maliqi, Vlerë Qerimi e Islam Selmani.
Ekspedita e Federatës së Karatesë së Kosovës niset nesër drejt Kajros, të motivuar dhe të gatshëm për sfidat botërore.
Sportistët tanë do të përballen me elitën e karatesë nga e gjithë bota, duke synuar rezultate sa më të larta dhe përfaqësim dinjitoz për vendin”, njofton FKK.