Ferizaj fiton me rezultat 61:27 në Superligë! Hendbolli si basketboll

Hendboll

Ferizaj fiton me rezultat 61:27 në Superligë! Hendbolli si basketboll

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 22:22
Ferizaj

Dallimi i madh në cilësi, është edhe rezultati mes Ferizajt dhe Ulpianës së Lipjanit në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Ferizaj shënoi fitore me rezultat 61:27 ndaj Ulpianës.

Ferizaj shënoi gol çdo minutë, pasi që ndeshja në hendboll luhet 60 minuta, Ky është realiteti i Superligës. 

Hendbolli si basketboll.

Ka ekipe në basketboll që nuk e arrijnë 60 pikë në ndeshje, ndërsa në hendboll shënohen 61 gola!!!

Një humbje turpëruese për Ulpianën.

"Pas një loje shumë të fort dje, sot u ndeshëm me KHF Ulpiana si ndeshje të mbetur dhe fituam me rezultat 61:27!

Përfunduam sezonin me ulje e ngritje, me faza të vështira por edhe momente shumë të mira, ekipi ynë tregoi përmirësim të vazhdueshëm dhe karakter të fortë.

Falë angazhimit të vajzave dhe mbështetjes së çdo tifozit, po e mbyllim këtë pjesë të sezonit me kokën lart dhe me besim të madh për atë që na pret më tutje në luftën e madhe për trofe !

Çdo ndeshje ishte një mësim, çdo sfidë një hap drejt rritjes", - thuhet në njftim të KHF Ferizajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat