Kosova U-17 starton me humbje

Hendboll

Kosova U-17 starton me humbje

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 19:38
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka startuar me humbje.

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë në IHF Trophy për zonën evropiane, për hendbollistet deri në 17 vjet.

Kombëtarja jonë të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë pësoi nga Bullgaria U17 me rezultatin 25:17.

Kampionati, që është kualifikues për Botëror, vazhdon të enjten me dy ndeshjet e radhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat