Besa Famgas merr pikët në Vushtrri

Hendboll

Besa Famgas merr pikët në Vushtrri

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 00:00
Besa Famgas

Pas fitores në derbi, Besa Famgas ka vazhduar të mbledhë pikë në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të shtunën mbrëma skuadra pejane fitoi 50:24 në udhëtim ndaj Vushtrrisë.

Ishte kjo ndeshje e xhiros së 11-të të kampionatit të Kosovës për hendbollistë.

Jon Vokshi i shënoi 12 gola për Besën. Deniz Terziqi e Ahmed Khamis i realizuan nga nëntë, kurse Ilir Istrefaj e Ahmed Zayan Amr Ali nga shtatë.

Te Vushtrria shtatë gola i realizoi Egzon Ademi.

Amir Fazliu e Bleon Gela i shënuan nga katër gola, kurse Lulëzim Sadiku tri.

Besa Famgas i ka 12 pikë nga tetë ndeshje.

Vushtrria mbetet pa pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat