Ajan Muqolli po shquhet në Superligën e Kosovës U-18

Hendboll

Ajan Muqolli po shquhet në Superligën e Kosovës U-18

Nga: K.Goca Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 17:01
Ajan Muqolli në veprim

Kosova si gjithmonë ka qenë çerdhe e talenteve të hendbollit.

Prej ekipeve që po punon me përkushtim të madh në zbulimin dhe formimin e emrave të rinj të kësaj loje padyshim është Besa Famgas e Pejës.

Një klub që është shembull i organizimit e punës.

Image

Një talent që po vjen në shprehje padyshim është Ajan Muqolli. 

Gjatë këtij edicioni Ajan Muqolli u shqua me lojëra të mira dhe efikasitet, duke shënuar 127 gola. 

Image

Ky talent renditet në vend të dytë të shënuesve dhe ka 8 më gola më pak se Alb Ramadani i Llapit.

Mos të harrojmë se Muqolli me Besën ka tre ndeshje me pak të zhvilluara dhe ka rastin të jetë në kryes të shënuesve.

Ajani luan në pozitën e fundorit të majtë dhe është pjesë e kombëtares së Kosovës U-18.

Është djali i legjendës së hendbollit, Arben Muqolli.

E veçanta është se edhe i biri luan në pozitën e njëjtë sikur babai dhe është shënues i spikatur.

Duhet theksuar se Arben Muqolli ka qenë hendbollisti më i mirë më shumë se një dekadë pas lutës dhe po ashtu edhe si trajneri jashtëzakonshëm duke fituar më së shumti trofe me Besa Famgas të Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat