Torcida 1984 i del në ndihmë Trepçës së thelluar në krizë 

Hendboll

Torcida 1984 i del në ndihmë Trepçës së thelluar në krizë 

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 21:34
Klubi me renome i hendbollit Trepça

Klubi me renome i hendbollit Trepça nga Mistrovica është në krizë të thellë.

Djelmoshat e këtij klubi në krye me trajnerin Taib Kabashi ashtu si munden e më shumë sakrifica zhvilluan garat gjatë stinorit vjeshtor.

Trepça është në krizë të thellë financiare.

Tifozët “Torcida 1984” marrin iniciativë ta ndihmojnë klubin.

“Kemi marrë një iniciativë për të ndihmuar financiarisht lojtarët e Klubit Hendbollistik Trepça, të cilët prej disa muajsh po sakrifikojnë duke luajtur pa paga, vetëm e vetëm që klubi i qytetit të mos shuhet.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve, si individëve ashtu edhe bizneseve të Mitrovicës, që të na mbështesni në mënyrë që t’u sigurojmë lojtarëve të paktën pagat për këtë muaj, pasi të gjithë e dimë se kjo periudhë e fundit të vitit është veçanërisht e rëndësishme.

Ne, nga fondi dhe anëtarët tanë, kemi arritur të sigurojmë një shumë fillestare, por ajo nuk është e mjaftueshme. Prandaj, ju ftojmë me mirëkuptim dhe solidaritet të kontribuoni në këto kohë të vështira për klubin tonë.

Për shkak të transparencës, kontributi i secilit, do të bëhet publikë. Në faqen tonë në momentin që do të arrihet shuma.

Çdo ndihmë, sado e vogël, ka rëndësi të madhe.

Ju falënderojmë për përkrahjen dhe kontributin tuaj!”, - shkruan në njoftimin e “Torcida-s 1984".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat