Enis Kuleta shënon 16 gola - trim i barazimit të Prishtinës

Hendboll

Enis Kuleta shënon 16 gola - trim i barazimit të Prishtinës

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 21:31
Enis Kuleta

Ndeshje interesante në Prishtinë, fitojnë Besa Famgas e Trepça

Prishtina e Vëllaznimi kanë luajtur ndeshje interesante të dielën në Pallatin e Rinisë.

Dhe në fund të dy skuadrat morën nga një pikë.

Ndeshja e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll përfundoi 34:34.

Pas fillimit të barabartë, Vëllaznimi ishte në epërsi deri në minutën e 40-të.

Pas disa minutave të barabartë sërish gjakovarët kthyen epërsinë.

Madje udhëhoqën 34:30 në minutën e 58-të.

Por Prishtina i shënoi katër gola rresht, dy përmes Albi Gjukës e dy përmes Enis Kuletës, për të barazuar në fund 34:34.

Dy gola Prishtina i shënoi në minutën e fundit.

Kuleta i kishte plot 16 gola për Prishtinën. Gjuka i shënoi tetë.

Te Vëllaznimi, Ardi Halili i realizoi tetë gola, kurse Arnis Spahija, Çlirim Rama e Florian Rexha i kishin nga pesë.

Vëllaznimi është i katërti në tabelë me 13 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e parafundit me shtatë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat