Albi Gjuka në krye të listës së shënuesve të Superligës

Hendboll

Albi Gjuka në krye të listës së shënuesve të Superligës

Nga: K.Goca Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 16:03
Hendbollisti Albi Gjuka

Hendbollisti Albi Gjuka po kalon në formë të mirë dhe aktualisht është lojtari më efikas në Superligën e Kosovës.

Edhe pse skuadra e tij, Prishtina, po lufton për mbijetesë dhe ndodhet në pozitën e parafundit (të shtatën) me vetëm 7 pikë pas javës së 13-të, Gjuka kryeson listën e golashënuesve me 123 gola.

Ai ka dy gola më shumë se Egzon Ademi i Vushtrrisë, ndërsa gara mbetet e hapur deri në javën e 14-të, e cila është edhe e fundit për stinorin vjeshtor 2025.

Tani mbetet të shihet nëse Albi Gjuka do ta ruajë epërsinë dhe do ta mbyllë stinorin vjeshtor si golashënuesi numër një në stinorin vjeshtor.

Gjuka prin me 123 gola, duke lënë pas vetes Egzon Ademin (Vushtrria) me 121, Enis Kuletën me 118 (Prishtina), Jon Vokshin (Besa Famgas) me 113 gola. 

Renditja

1. Albi Gjuka (Prishtina) 123 gola
2. Egzon Ademi (Vushtrria) 121 
3. Enis Kuleta (Prishtina) 118
4. Jon Vokshi (Besa Famgas) 113

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat