Enis Kuleta flet për peripecitë e Prishtinës: Synojmë ngritje sa më lartë në tabelë

Hendboll

Enis Kuleta flet për peripecitë e Prishtinës: Synojmë ngritje sa më lartë në tabelë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 dhjetor 2025 Në ora: 18:00
Enis Kuleta

Prishtina nuk po kalon formën që do ta dëshironin tifozët e sa. 

Skuadra kryeqytetase aktualisht renditet në pozitën e parafundit (të shtatën) me vetëm 7 pikë të mbledhura.

Përkundër vështirësive, një prej lojtarëve më të spikatur është Enis Kuleta, alo e djathtë. 

Image

Kuleta ka shënuar deri tani 118 gola, pesë më pak se bashkëlojtari i tij Albi Gjuka, që kryeson listën e golashënuesve të Superligës së Kosovës.

Kuleta ka folur për peripecitë e Prishtinës gjatë pjesës së parë të kampionatit, duke pranuar se skuadra është përballur me shumë sfida, por tha se synimi është ngritja sa më lart në renditje.

Image

“Bota sot”: Një edicion i mirë për ju si hendbollist, renditeni në vend të tretë të listës së shënuesve me 118 gola, 5 me pak se i pari. Është një emocion për ju?

Enis Kuleta: Normalisht, suksesi personal është shumë i rëndësishëm për çdo sportist e hendbollist. Gjate gjysmesezonit të parë, kemi pasur ndeshje shumë të vështira dhe meritat kryesore pse jam në mesin e top 3 golashënuesve, janë bashkëlojtarët me të cilët ndaj fushën.\

“Bota sot”: Si e sheh Prishtinën deri me tash, ka pasur forcë të arrijë më shumë?

Enis Kuleta: Prishtina këtë vit, për dallim prej viteve të tjera ishte në një krize financiare e cila ka ndiku që edhe të kemi këto rezultate të cilat janë deri me sot. Por, fati i mirë është që sezoni nuk përfundon në janar por në muajin maj të vitit 2026, dhe ne kemi kohë që të rikthehemi aty ku e kemi vendin.

“Bota sot”: Si e sheh Prishtinën në edicionin e pranverës, të rrezikuar apo edhe më të fortë se në vjeshtë?

Enis Kuleta: Prishtina në edicionin pranveror do të jetë ndryshe.

Tanimë kemi plane për ndryshime gjatë afatit kalimtar të dimrit, nga i cili po pres që të na bashkohen lojtarë më të cilët do të luftojmë të jemi sa më lart në tabelë.

“Bota sot” Në fundjavë do të ndesheni në Mitrovicë me rivalin e vjetër Trepçën, ku e sheh përparësinë e Prishtinës?

Enis Kuleta: Trepça është një nga ekipet më të vjetra në Kosovë dhe normalisht që respekti është i madh para ndeshjes.

Në ndeshje ne do të hyjmë që ta fitojmë atë pasi na duhen shumë dy pikët.

“Bota sot”: Çfarë i mungojë Prishtinës gjatë vjeshtës?

Enis Kuleta: Financat. Definitivisht për shkak të krizës financiare, kemi pasur probleme në shumë aspekte të lojës, si në ndeshjet zyrtare edhe në stërvitje. Por, kjo do të mbaroj shpejtë. 

“Bota sot” A e synonin epitetin e shënuesit më të mirë?

Enis Kuleta: Gjithsesi, por mbi të gjitha synoj që Prishtina të ketë sukses dhe të arrij qëllimet që ajo ka.

Para synimeve personale, të rëndësishme janë synimet ekipore.

“Bota sot” Çfarë i duhet Prishtinës në stinorin pranveror?

Enis Kuleta: Ndryshim i thellë në fondin e lojtarëve më të cilët do të synojmë ngritje sa më lartë në tabelë. 

“Bota sot”: Çka i premton tifozëve prishtinas?

Enis Kuleta: Ju premtoj angazhim maksimal në çdo  ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat