Vllahoviqi e la pa fjalë Kosovën për një arsye

Hendboll

Vllahoviqi e la pa fjalë Kosovën për një arsye

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 janar 2026 Në ora: 16:07
Granit Sahiti dhe Bartol Vllahoviq

Një emër që ka shpërthyer fuqishëm në skenën e hendbollit të Kosovës gjatë pjesës vjeshtore është kroati i talentuar Bartol Vllahoviq, i cili ka lënë pa fjalë komunitetin e hendbollit në vendin tonë.

Batol Vllahoviq është 14 vjeç.

Vllahoviq ka zhvilluar një edicion të jashtëzakonshëm në Superligën e Kosovës U-18, duke u shndërruar në një nga figurat kryesore të kampionatit. Ai është pjesë e klubit më të trofeshëm në Kosovë, Kastriotit të Ferizajt, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rezultate.

Hendbollisti kroat aktivizohet në pozitat bek i djathtë dhe alo e djathtë, duke treguar shkathtësi teknike dhe efikasitet para portës.

Aktualisht, Vllahoviq renditet i dyti në listën e shënuesve me 145 gola, po aq sa ka edhe Valdrin Rashica i Vushtrrisë, ndërsa listën e kryeson Ajan Muqolli me 186 gola.

Falë paraqitjeve të tij, Kastrioti U-18 renditet në vendin e dytë të tabelës me 23 pikë, vetëm një më pak se kampioni vjeshtor, Besa U-18.

Nga klubi ferizajas kanë vetëm fjalë mirënjohjeje për Vllahoviqin, duke e cilësuar si lokomotivën e ekipit, me sjellje shembullore dhe luftarak të madh në çdo ndeshje.

“Lojtar i disiplinuar, me një teknik të jashtëzakonshme për moshën që e ka”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” trajneri i Kastriotit U-18, Granit Sahiti.
Edhe

Federata e Hendbollit e Kosovës e vlerëson lart talentin e tij, duke theksuar se bëhet fjalë për një lojtar me perspektivë të madhe, nga i cili pritet shumë në të ardhmen.

Dhjetë shënuesit më të mirë

1. Ajan Muqolli (Besa) 186
2. Valdrin Rashica (Vushtrria) 145
2. Bartol Vllahoviq (Kastrioti) 145
3. Albi Ramadani (Llapi) 135 
4. Erin Bajoku (Llapi) 105
5. Ali Bajqinovci (Prishtina) 89
6. Nazmi Canolli (Prishtina) 88

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat