Kroacia mposht Slloveninë, afër kalimit në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Hendboll

Kroacia mposht Slloveninë, afër kalimit në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Nga: K.G. Më: 27 janar 2026 Në ora: 20:10
Pamje nga ndeshja

Kroacia e mposhti Slloveninë me rezultat 29:25 dhe iu afrohet gjysmëfinales së Kampionatit Evropian në hendboll. 

Skuadra e Dagur Sigurdsson fitoi ndeshjen kyçe të Evropianit. 

Golashënuesit më të mirë për Kroacinë ishin Tin Lucin me shtatë dhe David Mandiq me gjashtë gola.

Matej Mandiq spikati në portë me shtatë pritje dhe Dominik Kuzmanoviq me katër pritje kyçe në pjesën e dytë.

Në fillim të ndeshjes, sllovenët patën vështirësi në sulm, Kroacia luajti një mbrojtje të shkëlqyeshme dhe i vështirësoi të gjitha depërtimet sulmuese te rivalit. Sigurdsson krijoi mbrojtje 5-1 me Marko Mamiq, për të cilën Sllovenia nuk kishte zgjidhje.

Sllovenët gjithashtu u përpoqën të luanin 7 me 6, por as kjo nuk u dha atyre epërsi.

Kroacia ishte në epërsi gjatë gjithë pjesës së parë, avantazhi më i madh ishte katër gola, por ata nuk arritën të ndaheshin ndjeshëm nga kundërshtari në 30 minutat e para të ndeshjes. David Mandiq spikati me tre gola dhe performancë mbrojtëse.

Në pjesën e dytë, situata ndryshoi. Kroacia pati probleme në sulm, dhe sllovenët arritën të gjenin një zgjidhje për mbrojtjen dhe arritën të zvogëlonin avantazhin.

Probleme lindën edhe kur Zvonimir Srna u lëndua dhe shkoi në dhomën e zhveshjes i përlotur. Sllovenët barazuan më pas, por Kroacia rifitoi epërsinë.

Kroacia vazhdoi të luftonte në sulm dhe përgjegjësinë më të madhe e mori Luçin, i cili shënoi disa gola të rëndësishëm për fitoren e madhe.

Në raundin e fundit, Kroacia luan kundër Hungarisë (të mërkurën) në orën 18:00 dhe me një fitore do të jetë e sigurt për në gjysmëfinale. Sllovenia luan kundër Islandës  (15:30).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat