Goditje e rëndë për Kroacinë! Njëri nga lojtarët më të mirë të Evropianit u lëndua

Hendboll

Goditje e rëndë për Kroacinë! Njëri nga lojtarët më të mirë të Evropianit u lëndua

Nga: K.Goca Më: 28 janar 2026 Në ora: 13:37
Hendbollisti Zvonimir Srna

Hendbollisti Zvonimir Srna (28 vjeçar) pothuajse do ta humbasë sfidat e Kampionatit Evropian.

Reprezentuesi kroat u lëndua në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Sllovenisë, të cilën skuadra e drejtuar nga Dagur Sigurdsson e fitoi me rezultat 29:25, duke u afruar shumë pranë gjysmëfinales së turneut.

Srna kërkoi zëvendësim dhe u drejtua për në dhomat e zhveshjes mes lotësh, gjë që menjëherë ngriti alarmin në kampin kroat.

Gazetari i Nova TV, Ivan Forjan, njoftoi në rrjetin social X se “lëndimi nuk duket aspak i mirë”, duke shtuar se bëhet fjalë për çarje të ligamentit të pasëm kryqëzor rreth 10 centimetra, të shoqëruar me hematomë.

Sipas Forjanit, kjo është një lëndim me të cilin Srna është përballur edhe më herët dhe, sipas të gjitha gjasave, ai do të mungojë deri në fund të kampionatit. “Po presim njoftimin zyrtar dhe konfirmimin nga Federata Kroate e Hendbollit (HRS)”, ka theksuar ai.

Srna ishte ndër lojtarët më të spikatur të Kroacisë në këtë Kampionat Evropian.

Ai shënoi gjashtë gola ndaj Islandës, shtatë kundër Suedisë, pesë ndaj Zvicrës dhe gjashtë kundër Holandës.

Në turne kishte hyrë ende në fazë rikuperimi nga një lëndim i mëparshëm dhe dukej se e kishte kaluar atë, por tani është përballur me një problem të ri serioz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat