Kënga që po i çmend serbët! Ky emër i fut në siklet

Hendboll

Kënga që po i çmend serbët! Ky emër i fut në siklet

Nga: K. G. Më: 29 janar 2026 Në ora: 12:32
Tifozët kroatë

Kroatët arritën në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhtën Hungarinë me rezultat 27:25 (13:15), ndërsa aty do të përballen me Gjermaninë.

Media serbe “Veçernj Novosti” është e çartur me këngën e hendbollistëve të Kroacisë.

“Megjithatë, ata i tmerruan sërish të gjithë, pasi fitoren e festuan duke kënduar këngët e një njeriu që promovon Ustashët. Në rrjetet sociale u shfaqën incizime nga dhoma e zhveshjes.

 

Ky nuk është skandali i parë mes hendbollistëve kroatë në këtë Kampionat Evropian.

Në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në fazën e grupeve, këngët e Thompsonit u dëgjuan në sistemin e altoparlantëve, edhe pse kjo ishte e ndaluar nga EHF”, shkarravit ky medium.

“Në ditën e ndeshjes, delegacioni kroat kërkoi disa herë që kënga të lëshohej dhe kërkesa u refuzua çdo herë.

Fakti që ajo përfundimisht u lëshua është për të ardhur keq dhe nuk duhej të kishte ndodhur.

Kënga nuk përfaqëson aspak vlerat për të cilat qëndron ky kampionat”, deklaroi së fundmi EHF, siç shkruan ky medium serbët.

Kroatët e kanë njëpërgjigje të prerë.

Pavarësisht ndalesave, kroatët kanë deklaruar publikisht se do të vazhdojnë të këndojnë këngën e bukur.

“Mendoj se kjo është budallallëk. Ne e njohim, e duam dhe do ta mbështesim gjithmonë.

Mendoj se është gabim të ndalosh dikë vetëm pse e do vendin e tij dhe këndon se sa i bukur është vendi i tij.

Këngët e tij janë për vendin tonë, për të cilin jemi krenarë, dhe jo kundër ndonjë vendi tjetër.

Shmang përfshirjen në diskutime politike, por jemi mësuar të dëgjojmë gjëra të tilla për të.

Nuk ka rëndësi çfarë thonë të tjerët, ne gjithmonë do t’i dëgjojmë këngët e tij. Prandaj, i lëshojmë në dhomën e zhveshjes dhe në autobus”, - tha Luka Cindriç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat