Selektori i Kombëtares së Kroacisë në hendboll, Dagur Sigurdsson, ka kritikuar kushtet skandaloze dhe orarin në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Norvegji, Danimarkë dhe Suedi.
“Gazetari i ‘Nova TV’, Ivan Forjan, publikoi një fotografi tronditëse ku hendbollistët kroatë shihen duke fjetur në dyshemenë e autobusit gjatë udhëtimit pesëorësh nga Malmo (Suedi) në Herning (Danimarkë), vetëm një ditë para gjysmëfinales kundër Gjermanisë (e premte, ora 17:45).
Në konferencën për shtyp, Sigurdsson mbajti një fjalim të ashpër dhe pa dorëza”, shkruan media kroate “Index.hr”.

Duke fjetur në dyshemenë e autobusit
“Nuk kam pasur as kohë të mendoj për ndeshjen. Mbërritëm në Danimarkë në ora 14:30 dhe menjëherë duhej të vija këtu.
Nuk jemi afër palestrës, kam 35 minuta rrugë deri në këtë cirk dhe 35 minuta për t’u kthyer”, tha ai.
Ai theksoi se për shkak të udhëtimit dhe lodhjes nuk kishte mundësi të zhvillonte asnjë stërvitje me ekipin:
“Nuk munda të mbaja një seancë stërvitore me ekipin. Ky është konfirmim se EHF-së nuk i interesojnë lojtarët dhe ekipet.
Ata janë si ushqimi i shpejtë. Nuk u intereson cilësia, u intereson vetëm shitjet.
Nuk ka rëndësi që kishim 4 orë udhëtim me makinë nga Malmö. Ishim në grupin në Malmo dhe kishim dy ditë më pak për të luajtur 7 ndeshje. Kushdo që di diçka për sportin e di se kjo është shumë për lojtarët”.
Sigurdsson shtoi se Kroacia ka luajtur dy ndeshje në orën 22:00 dhe më pas, të nesërmen në mëngjes, lojtarët janë futur në autobus “si pula” dhe janë dërguar larg çdo kushteve normale përgatitore.
Në fund, Sigurdsson komentoi shkurt edhe ushqimin:
“Nuk dua të ankohem më. Ushqimi nuk është problemi kryesor.
Problemi është koha dhe mungesa e respektit për ekipin. Të gjitha ekipet hëngrën në të njëjtin hotel. Për mua ishte në rregull, për të tjerët nuk mund të flas”.