Legjenda gjermane kritikon gjyqtarët malazezë në finale

Hendboll

Legjenda gjermane kritikon gjyqtarët malazezë në finale

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 23:34
Pascal Hens

Kombëtarja daneze e hendbollit është kampione e Evropës.

Në finalen e zhvilluar në Herning, Danimarka mposhti Gjermaninë me rezultat 34:27 dhe fitoi titullin evropian për herë të tretë në histori.

Te kampionët u dalluan Simon Pytlick me tetë gola, si dhe Johan Hansen dhe Mathias Gidsel me nga shtatë gola secili.

Te Gjermania më efikasët ishin Johannes Golla, Juri Knorr dhe Marko Grgiq me nga pesë gola.

"Ndeshja finale u gjykua nga dy gjyqtarë malazezë, Milosh Razhnatoviq dhe Ivan Paviçeviq, të cilët u kritikuan ashpër nga ish-hendbollisti i njohur gjerman Pascal Hens.

Ai e ndoqi finalen në studion e gazetës “Bild”, së bashku me legjendat e tjera të hendbollit gjerman: Stefan Kretzschmar, Markus Baur dhe Michael Kraus.

“Dy bretkosa të gjelbra!”, ishte komenti i menjëhershëm i Hensit, duke iu referuar ngjyrës së fanellave të gjyqtarëve.", shkruan media kroate "Index".

Pascal Hens, 45 vjeç, ka qenë pjesë e kombëtares gjermane të hendbollit nga viti 2001 deri më 2012, gjatë së cilës regjistroi rreth 200 paraqitje.

Në karrierën e tij me Gjermaninë, ai fitoi pesë medalje: ishte kampion bote në vitin 2007 dhe kampion evropian në vitin 2004.

Po ashtu, ka medalje argjendi nga Kampionati Botëror 2003 në Portugali, Kampionati Evropian 2002 në Suedi dhe Lojërat Olimpike të Athinës 2004.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat