Pallati i Rinisë, arenë e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme

Hendboll

Pallati i Rinisë, arenë e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 18:41
Pamje nga ndeshja

Ka kohë që Federata e Hendbollit e Kosovës shquhet për organizim shembullor të ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare.

Të hënën (nesër) fillon një tjetër kampionat i rëndësishëm, e që organizohet nga Federata jonë.

Bëhet fjalë për Kampionatin e 19-të Mesdhetar për hendbollistet e reja, përkatësisht ato deri në 16 vjet.

Plot 12 ekipe kombëtare marrin pjesë në këtë ngjarje që mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, që tashmë është adresë e njohur e hendbollit ndërkombëtar.

Plot 36 ndeshje do të zhvillohen prej të hënës e deri të shtunën. 

Në Grupin A të Mesdhetarit janë Kosova, Spanja, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Mali i Zi. Grupi B përbëhet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Greqia, Italia dhe Sllovenia.

Të hënën nesër janë gjashtë ndeshjet e para: Spanja – Kosova (9:00), Turqia – Mali i Zi (10:30), Rumania – Bullgaria (12:00); Kroacia – Sllovenia (13:30), Maqedonia e Veriut – Italia (15:00), Sllovakia – Greqia (16:30).

Nga gjashtë ndeshje të fazës grupore janë deri të premten. Të shtunën janë ndeshjet për plasman përfundimtar.

Edhe të shtunën zhvillohen gjashtë ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat