Federata e Hendbollit e Spanjës ka shkaktuar një skandal me shkrim në faqen e saj.
Kombëtares së Kosovës i referohet si Federata e Hendbollit e Kosovës, duke mos njohur si kombëtare e Kosovës.
Ky është turp i madh për Federatën spanjolle, e cila me kombëtare e saj është në Prishtinë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar U-16.
Është edhe një papërgjegjësi e Federatës Spanjolle.
“Spanja U-16 ka siguruar me autoritet vendin në finalen e Kampionatit Mesdhetar, pas një faze grupore shumë sfiduese.
Skuadra e drejtuar nga Miguel Etxeberria përfundoi në krye të Grupit A, duke mposhtur kundërshtarë të nivelit të lartë si Romaninë (26:24) dhe Malin e Zi (23:19) në dy ndeshjet kyçe të grupit.
Kjo gjeneratë, në përvojën e tyre të parë ndërkombëtare, po demonstron një nivel jashtëzakonisht të lartë loje, të konfirmuar nga rekordi i tyre i pamposhtur kundër Turqisë, Bullgarisë dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës”, shkruan Federata e Hendbollit e Spanjës.
Sot, me fillim nga ora 18:30 luhet finalja Spanjë – Kroaci.