Besa Famgas – Kastrioti, derbi i madh i Superligës

Hendboll

Besa Famgas – Kastrioti, derbi i madh i Superligës

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 14:50
Pamje nga ndeshja

Xhiroja e dytë e stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll ofron derbi të madh.

Bëhet fjalë për ndeshjen Besa Famgas – Kastrioti, që zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 16-të.

Besa Famgas është kampione vjeshtore, kurse nuk e ka luajtur ende ndeshjen e xhiros së kaluar me Trepçën.
Kastrioti, njëjtë si Besa e Rahoveci, e mbylli stinorin vjeshtor me 24 pikë.

Në xhiron e kaluar skuadra ferizajase fitoi 38:30 ndaj Prishtinës.

Xhiroja e 16-të fillon me ndeshjen Prishtina – Rahoveci. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 17:30. Luhet në Rahovec, ndonëse Prishtina është vendase.

Rahoveci në xhiron e kaluar fitoi ndaj Vushtrrisë dhe është në vendin e parë në tabelë. Prishtina është e shtata, përkatësisht e parafundit.

Të dielën janë edhe ndeshjet Llapi – Vushtrria (Vushtrri, 19:00) dhe Vëllaznimi – Trepça (17:00).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat