Prishtina e ka shënuar fitoren e katërt në edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat bindës, 45:29.
Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 17-të të kampionatit të Kosovës.
Enis Kuleta i shënoi 22 gola për Prishtinën. Tetë i kishte Albi Gjuka e gjashtë Gent Bajrami.
Arjanit Hyseni i shënoi shtatë gola për Vushtrrinë.
Nga pesë i kishin Oltion Shabani, Amir Fazliu e Leonard Krasniqi.
Prishtina mbetet e parafundit me nëntë pikë. Vushtrria mbetet pa pikë në vendin e fundit.
Tri ndeshjet tjera të xhiros së 17-të janë të enjten.