Kolgeci pritet nga kryetari i Komunës së Mitrovicës

Hendboll

Kolgeci pritet nga kryetari i Komunës së Mitrovicës

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 15:36
Edin Kolgeci e Faton Peci

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, ka vazhduar me vizita nëpër qytete të ndryshme të vendit tonë.

Të enjten Kolgeci është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci dhe nënkryetari Enis Osmani.

Kolgeci ishte i shoqëruar nga anëtari i Bordit të FHK-së, Fisnik Salihu dhe Besim Shala, trajner në KH Trepça.

Takimi ishte miqësor dhe shumë konstruktiv. 

Presidenti Kolgeci e ka njoftuar kryetarin Peci për përkushtimin e FHK-së për të kaluar telashet me të cilat po përballen dy klubet e hendbollit me emrin Trepça.

Po ashtu ka kërkuar që drejtuesit e komunës së Mitrovicës të angazhohen maksimalisht për të konsoliduar të dy klubet, duke nisur me krijimin e një kryesie stabile për KH Trepça.

I pari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka premtuar angazhim konkret për të kaluar gjendjen e vështirë në dy klubet mitrovicase të hendbollit. 

Kolgeci në ditët e ardhshme do të vizitojë edhe qytete të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat