Superliga vazhdon me të tjera ndeshje të rëndësishme

Hendboll

Superliga vazhdon me të tjera ndeshje të rëndësishme

Më: 7 mars 2026 Në ora: 00:20
FHK

Në fundjavë është xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Pas ndeshjeve interesante në mesjavë, xhiroja e 21-të i ofron disa sfida interesante e të rëndësishme.

Të shtunën prej orës 20:00 janë ndeshjet Vushtrria – Kastrioti dhe Prishtina – Trepça.

Derisa lideri Kastrioti është favorit i madh në Vushtrri, në kryeqytet pritet ndeshje e mirë mes Prishtinës e Trepçës.

Të dielën Rahoveci e pret Llapin nga ora 17:00. “Vreshtarët” planifikojnë të reagojnë pas disfatës në derbin me Kastriotin, kurse edhe Llapi shpreson në reagim pas disfatës nga Besa Famgas.

Xhiroja mbyllet me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi, që luhet nga ora 20:00. Skuadra pejane llogaritet favorite, por gjakovarët do të japin më të mirën në kërkim të befasisë.

Kastrioti është lider me 36 pikë, dy më shumë se Rahoveci. Besa Famgas është e treta me 30 pikë, kurse pasojnë Vëllaznimi me 20, Llapi me 15, Trepça me 14, Prishina me nëntë dhe Vushtrria, pa pikë.

Në Ligën e Parë të meshkujve janë ndeshjet e xhiros së tetë.

Të shtunën në Kamenicë është ndeshja mes Dritës dhe Ulpianës, që fillon në ora 14:30.

Të dielën janë takimet Deçani – Drenica (19:00) dhe Prizreni – Istogu (20:00).

Gara vazhdon edhe në Ligën e Parë të hendbollisteve.

Në kuadër të xhiros së 12-të, të shtunën janë takimet: Jusuf Gërvalla – Dukagjini (16:00), Vjosa – Trepça (16:00), CLICK – Prizreni (20:00). Të dielën është takimi mes Vëllaznimit dhe Vushtrrisë. Ky takim fillon në ora 14:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat