Kombëtarja e Kosovës është mobilizuar për pikët e para në grupin 1 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Vashat e Agron Shabanit janë të mobilizuar për hakmarrje për humbjen (23:21) në Vantaa nga Finlanda.
Hendbollistet tona janë të përgatitura në çdo pikëpamje dhe synojnë fitoren e parë pas 3 humbjeve rresht.
Ndesha luhet sot në orën 17.15 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Luajmë me Finlandën për ta mbajtur gjallë ëndrrën e madhe.
Me përkrahjen tuaj nga tribunat, është e mundur.
Ju presim në Pallatin e Rinisë.
Për Kosovën tonë!”, thuhet nga FHK.