Ish kapitenja e klubit të hendbollit Kastriotit të Ferizajt, Safete Rifati, nuk i beson as syve e as veshëve ku e sheh klubin e zemrën në një situatë të rëndë, e cila dikur ishte krenari me 7 tituj kampioni të Kosovës.
Safete Rifati ka dhënë kontribut të madh si hendbolliste dhe në vitet pasluftës nën drejtimin saj si kapitene fitoi katër tituj rresht.
Rifati e thotë hapur se klubi nuk mbahet pa brumë.
“Kastrioti me shumë tituj e me shumë punë të palodhshme para e pas luftës, rezultate të shkëlqyeshme me ardhur në këtë gjendje nuk po më besohet.
Ferizaj ka talente shumë, por duhet punë. Klubi nuk mbahet pa brumë.
Unë jam pa koment çka po ndodh me ta”, thotë Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”.
A jeni e gatshme t’i bashkoni ekipit qoftë edhe si trajnere?
”Po. Varet se çfarë kushte i afron. Jam e gatshme edhe si trajnere”, përgjigjet Rifati.