Kosova është gati për sfidën e madhe (19 mars) në qytetin boshnjak në Tuzëll, ku ndeshet me Bosnjën dhe Hercegovinën.
Një farë mediumi në Bosnjë dhe Hercegovinë, satelit i kuzhinës së Dodikut dhe Vuçiqit, “Monda” provokon Kosovën.
Ky medium me seli në Banjallukë, ka paraqitur listën e Bosnjës dhe Hercegovinës në hendboll, ku me një shkrim skandaloz e quan Kosovën e ashtuquajtur.
Kosova do të luajë në tokën boshnjake në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Ndeshja e parë luhet më 19 mars në orën 20.00, ndërsa ajo e kthimit në Prishtinë, me 22 mars në orën 17.00.