Selektori i Bosnjës habit me deklaratë për sfidën me Kosovën

Hendboll

Selektori i Bosnjës habit me deklaratë për sfidën me Kosovën

Nga: K.Goca Më: 19 mars 2026 Në ora: 23:19
Kosova

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar fitore me rezultat 34:21 ndaj Kosovës, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027 në hendboll (meshkujt).

Selektori i Bosnjës Damir Doborac foli për televizionin boshnjak “BHT1”, duke befasuar me deklaratë.

Ai tha se: “Nervozizmi ishte i dukshëm, cilësia jonë doli në pah në pjesën tjetër”.

“Faleminderit për urimet. Para së gjithash, faleminderit tifozëve, që erdhën në numër kaq të madh, pavarësisht rezultateve.

Ky grup djemsh meriton mbështetje, besoj se do ta bëjmë

I përgëzoj lojtarët e mi për një pjesë të dytë të shkëlqyeshme.

Mund të shihnit një nervozizëm të lehtë në pjesën e parë, por në pjesën tjetër cilësia jonë doli në pah.

Stoku është i mirë, por kemi edhe një ndeshje, edhe një pjesë tjetër në Prishtinë”, tha selektori i Bosnjës..

“Ekipi vendas do të bëjë çmos në Kosovë për të justifikuar ndeshjen e dobët sonte.

Por mendoj se do të tregojmë forcën tonë edhe atje. Do të punojmë për ta përsëritur këtë pjesë të dytë”, - tha Doborac.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat