Selektori i Kosovës tregon se çfarë ndodhi në Bosnje në 20 minutat e fundit

Hendboll

Selektori i Kosovës tregon se çfarë ndodhi në Bosnje në 20 minutat e fundit

Më: 19 mars 2026 Në ora: 23:43
Jesper Ostlund

Selektori i Kosovës, Jesper Ostlund, ka folur pas humbjes së thellë në Tuzëll, me rezultat 34:21 nga Bosnja dhe Hercegovina, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për kampionatin Botëror në hendboll.

Ai ka treguar se çfarë ndodhi me djelmoshat e tij, sidomos në 20 minutat e fundit. 

"40 minutat e parë ishin shumë të mirë. Kemi luajtur me disiplinë, kemi bërë punë të madhe në mbrojtje dhe kemi luajtur të bashkuar.

Për 20 minutat e fundit të ndeshjes jam shumë i dëshpëruar.

Kemi nisur të humbim shanset dhe kundërshtarët na goditën përmes kundërsulmeve.

Mbetëm pa energji dhe nuk kemi mundur të përballojmë anën e tyre fizike. Po ashtu kemi pasur telashe me mbrojtjen e tyre 5-1.

Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje dhe të dielën na duhet paraqitje më e mirë për 60 minuta. 

Shpresoj që Mulaj e Gegaj të kthehen nga lëndimet për atë ndeshje", tha Ostlund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat