Mislav Grgiç kërkon kujdes maksimal në Prishtinë në ndeshjen me Kosovën

Hendboll

Mislav Grgiç kërkon kujdes maksimal në Prishtinë në ndeshjen me Kosovën

Nga: K.Goca Më: 20 mars 2026 Në ora: 16:56
Pamje nga ndeshja

Bosnja dhe Hercegovina në hendboll ka siguruar një epërsi të madhe në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027, duke mposhtur Kosovën me rezultat 34:21 në palestrën “Mejdan” në Tuzëll.

Hendbollisti boshnjak, Mislav Grgiç, realizoi 8 gola dhe ishte lojtari më efikas i ndeshjes, u shpreh për mediumin boshnjak “Osllobogjenja”:

“Sinqerisht, faleminderit tifozëve për mbështetjen.

Ky ekip më në fund tregoi sa vlen, sa punon dhe sa dëshiron. Loja në ekip gjithmonë nxjerr në pah individin, herë unë, herë Radiqi.

Në pjesën e dytë e thyem Kosovën”.

Megjithatë, ai kërkoi kujdes maksimal për ndeshjen e kthimit në Prishtinë:

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Është e vështirë të humbet kjo epërsi, por duhet durim dhe disiplinë.

Kemi një taktikë të mirë”.

“Një nga heronjtë kryesorë të fitores ishte portieri Radiq, i cili regjistroi 13 pritje, prej tyre 12 vetëm në pjesën e dytë, duke i demoralizuar sulmin e Kosovës.

Për të, kjo ishte ndeshja e parë zyrtare me kombëtaren”, shkruan media boshnjake.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Prishtinë, ku Bosnja dhe Hercegovina udhëton me një epërsi të madhe, shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat