Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kthyer të premten në vend.
Të enjten në Tuzlla, Kombëtarja jonë e luajti me Bosnjë-Hercegovinën ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikuese për Botërorin 2027.
Për 40 minuta Kombëtarja jonë ishte e barabartë me Kombëtaren nikoqire.
Por më pas lojtarët e Bosnjë-Hercegovinës bënë shkëputje për fitore të thellë në fund.
Ndonëse rezultati nuk ishte ai që shpresohej, Kombëtarja është plotësisht e përkushtuar për fitore në ndeshjen e kthimit, të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja e së dielës, ndërsa shpresohet edhe në përkrahje të shikuesve.
Selektori Jesper Ostlund shpreson po ashtu që Leonard Gegaj dhe Olsi Mulaj të jenë gati për këtë ndeshje. Mungesa e tyre është ndier në ndeshjen në Tuzëll.