Kastrioti - Besa Famgas, kryendeshje që luhet në Ferizaj

Hendboll

Kastrioti - Besa Famgas, kryendeshje që luhet në Ferizaj

Nga: K.Goca Më: 26 mars 2026 Në ora: 15:55
Fisnik Jashari

Kastrioti i Ferizajt do të ndeshet me Besa Famgas nga Peja, në takimin e javës së 26-të të elitës së hendbollit të Kosovës.

Djelmoshat e të dyja skuadrave premtojnë lojë cilësore.

Kastrioti ka përparësinë e terrenit dhe synon fitoren e radhës, ndërsaa Besa beson e shpreson në një mbrëmje të mirë që të kthehet ballëhapur. 

Ndeshja luhet në fundjavë përkatësisht të shtunën në orën 20.00 në palestrën e sportit Bill Clinton” në Ferizaj.

“Ferizaj, mbushim sallën!

Kjo nuk është veç ndeshje, kjo është luftë për ngjyrat tona!

Duam zë, duam mbështetje, duam sallën plot! 

Eja me shoqni, me familje, rëndësi ka me qenë aty!

Bashkë jemi ma të fortë!

Mos mungo!”, thuhet në njoftimin e klubit Kastrioti me president Fisnik Jashari.

Kastrioti kryeson me 40 pikë, i ndjekur nga Rahoveci me 38, Besa 34, Vëllaznimi 20 pikë, etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat