FHK: Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me Ministrinë e Sportit dhe Rinisë

Hendboll

FHK: Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me Ministrinë e Sportit dhe Rinisë

Më: 8 prill 2026 Në ora: 14:03
Edin Kolgeci e Blerim Gashani

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.

Memorandumi është nënshkruar nga Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, dhe Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Memorandumi përcakton vlerën e përkrahjes financiare për federatën tonë nga Ministria për vitin aktual.

Përkrahja bëhet në bazë të kategorizimit të federatave sportive. Federata jonë me krenari tash e shumë vjet është në Kategorinë A.

Memorandumet janë nënshkruar edhe me federata të tjera ndërsa përkrahja e shtetit për federatat kalon shifrën prej 6,5 milionë eurove për vitin 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat