Hendbollistet e reja po punojnë me përkushtim në kampin në Istog

Hendboll

Hendbollistet e reja po punojnë me përkushtim në kampin në Istog

Më: 8 prill 2026 Në ora: 19:46
Kosova

Të martën ka nisur kampi stërvitor i hendbollisteve të reja, anëtare të Kombëtareve të Kosovës për grupmosha.

Kryetrajneri Faruk Shala dhe anëtarët e tjerë të shtabit teknik janë të kënaqur me punën që po bëhet nga hendbollistet e reja e po ashtu me përkushtimin dhe seriozitetin e tyre.

Janë ftuar 19 hendbolliste të klubeve të vendit, ndërsa grumbullimi përfundon të shtunën.

Bëhet fjalë për lojtare që janë pjesë e Kosovës U16 dhe Kosovës U18.

Stërvitjet janë duke u mbajtur në palestrën “Dresha” në Banjë.

Shumica e këtyre lojtareve në vjeshtë do të paraqiten në kualifikime për Evropian.

Federata e Hendbollit e Kosovës i kushton rëndësi maksimale punës me gjenerata të reja. Dhe grumbullimi i hendbollisteve të reja dhe hendbollistëve të rinj tashmë është i rregullt\.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat