Sebastien Gardillou: Do të përballemi me Kosovën shumë ndryshe

Hendboll

Sebastien Gardillou: Do të përballemi me Kosovën shumë ndryshe

Nga: K.Goca Më: 9 prill 2026 Në ora: 15:23
Sebastien Gardillou

Kombëtarja e Francës në hendboll për femra, tashmë e kualifikuar për EURO 2026, do të përballet me Kosovën këtë të enjte në orën 20:15 në Prishtinë. 

“Selektori Sebastien Gardillou do të ketë në dispozicion një skuadër prej 18 lojtareve, ku disa prej tyre mund të debutojnë me ekipin kombëtar.

Francezet synojnë të përsërisin fitoren e ndeshjes së parë kualifikuese kundër Kosovës, të cilën e dominuan bindshëm”, shkruan në faqen e Federatës së Henedbollit të Francës.

“Kjo është një risi për këtë përbërje të ekipit francez.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për ne, si për strukturimin e lojës ashtu edhe për saktësinë në atë që duam të prodhojmë në fushë.

Do të përballemi me Kosovën shumë ndryshe nga ai që kemi hasur në ndeshjen e parë.

Është thelbësore për ne të imponojmë lojën tonë, veçanërisht në kalimin nga mbrojtja në shfrytëzimin e hapësirave në sulm”, tha selektori francez.

Lojtarja Fatou Karamoko, që vazhdon të ketë probleme me kyçin e këmbës, nuk ka udhëtuar drejt Prishtinës dhe mungon në skuadër për xhiron e 5-të dhe të 6-të të kualifikimeve për EURO 2026.

Gjithsej 18 lojtare do të jenë në dispozicion për selektorin Sebastien Gardillou, ndërsa 16 prej tyre mund të përfshihen në protokollin e ndeshjes. Pesë lojtare mund të bëjnë debutimin e tyre me kombëtaren franceze: Lucie Modenel, Eva Mbata, Léa Fargues, Helena Mathon dhe Emmanuelle Thobor.

Në ndeshjen e parë kualifikuese, e zhvilluar tetorin e kaluar në Nîmes, kombëtarja franceze arriti një fitore bindëse ndaj Kosovës me rezultat 43:12.

Ndeshja do të zhvillohet në Qendrën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
Takimi do të drejtohet nga gjyqtarët lituanezë Karolis Lukosevicius dhe Jonas Virkutis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat