Kosova U18 e luajti ndeshjen e parë në Kampionat Mesdhetar

Hendboll

Kosova U18 e luajti ndeshjen e parë në Kampionat Mesdhetar

Më: 14 prill 2026 Në ora: 12:35
Pamje

Hendbollistët e Kosovës U18 e kanë e luajtur ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar.

Në Shamorin të Sllovakisë, hendbollistët tanë të rinj u përballën me Rumaninë dhe pësuan me rezultat 31:11.

Ndeshjet në Mesdhetar zhvillohen në tri periudha nga 15 minuta.

Në dy periudhat e para dominuan rumunët, ndërsa në të tretën rezultati ishte i barabartë.

Kosova U18 është në Grupin A.

Sot luan ndaj Egjiptit dhe ndaj Spanjës. Plot 14 Kombëtare, të ndara në dy grupe, po paraqiten në Kampionat Mesdhetar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat