Rahoveci fiton kryendeshjen me Kastriotin! Egzon Gjuka shënon 11 gola

Hendboll

Rahoveci fiton kryendeshjen me Kastriotin! Egzon Gjuka shënon 11 gola

Nga: K.Goca Më: 15 prill 2026 Në ora: 21:26
Egzon Gjuka

Rahoveci, kampion në fuqi, ka triumfuar me rezultat 35:27 ndaj Kastriotit të Ferizajt, në takimin e javës së 27-të të elitës së hendbollit të Kosovës.

Rahoveci e ka dominuar takimin dhe me meritë ka shënuar fitore të thellë ndaj liderit të kampionatit.

Hendbollisti Egzon Gjuka ishte më efikasi të rahovecianët, me 11 gola i ndihmuar nga Jon Muqolli 7 e Ardit Tafilaj 5.

Alban Haziri ishte më efikasi të ferizajasit, me 5 gola, i ndihmuar nga Felipe Teixeira me 5.

Kastrioti kryeson me 48 pikë, një më shumë se Rahoveci që gjendet në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat