Orgesa Gola: Puna e madhe shpresojmë të shpërblehet me Kupë të Kosovës

Hendboll

Orgesa Gola: Puna e madhe shpresojmë të shpërblehet me Kupë të Kosovës

Më: 22 prill 2026 Në ora: 11:47
Orgesa Gola

Shqiponja e Gjakovës ka titull të kampionit të Kosovës në hendboll, por jo edhe Kupë. Ky fakt e motivon skuadrën gjakovare për të dhënë më të mirën në turneun final të Kupës, që në fundjavë mbahet në Ferizaj.

Por Shqiponja e gjen motivin edhe te puna e madhe e bërë në skuadër gjatë gjithë edicionit.

“Turneu final i Kupës së Kosovës është shumë i rëndësishem për çdo ekip.

Prandaj jemi munduar të përgatitemi maksimalisht për të arritur synimet tona. Shanset për sukses janë të mëdha dhe motivimi për ta fituar trofeun nuk mungon.

Kemi bërë paraqitje shumë të mira gjatë sezonit dhe shpresojmë që kjo punë të shpërblehet me Kupë të Kosovës”, ka thënë hendbollistja e Shqiponjës, Orgesa Gola.

Reprezentuesja e Kosovës thekson se Shqiponja meriton të kthehet te trofetë.

“E meritojmë pasi kemi punuar me përkushtim. Do të japim çdo gjë nga vetja.

Megjithatë nuk do të ndalemi vetëm në këtë turne, pasi na presin ndeshje të forta edhe në plejof. Por fillimisht i gjithë fokusi natyrisht është te ndeshja gjysmëfinale e Kupës”, ka shtuar Gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat