Arti Luzha: Të motivuar ta fitojmë trofeun e vetëm që na mungon

Hendboll

Arti Luzha: Të motivuar ta fitojmë trofeun e vetëm që na mungon

Më: 23 prill 2026 Në ora: 11:50
Arti Luzha

Rahoveci ka fituar dy titujt e fundit të kampionit të Kosovës në hendboll.

Por “vreshtarët” janë ende në pritje të trofeut të çmuar të Kosovës.

Dhe janë maksimalisht të motivuar që në koleksion të shtojnë trofeun e Kupës për edicionin 2025/2026.

Rahoveci në gjysmëfinale do të përballet me Kastriotin, të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

“Kupa është i vetmi trofe që na mungon. Rrjedhimisht jemi të motivuar dhe të vendosur që ta sjellim edhe këtë trofe në Rahovec. E dimë që na presin përballje të vështira, por kam besim në kualitetin e ekipit”, ka thënë portieri i Rahovecit, Arti Luzha.

“Për momentin jemi duke kaluar formë të lartë dhe për këtë arsye besojmë se këtë vit do të arrijmë ta sjellim Kupën e Kosovës në Rahovec”, ka shtuar Luzha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat