Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës në konkurrencë të femrave

Hendboll

Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës në konkurrencë të femrave

Më: 24 prill 2026 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Istogu është fitues në fuqi i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ferizaj së fundi e fitoi Kupën në edicionin 2023/2024.

Samadrexha nuk e ka fituar ende trofeun e Kupës, njëjtë si Shqiponja e Gjakovës.

Këto katër skuadra do të paraqiten të shtunën në ndeshjet gjysmëfinale.

Nga ora 14:00 është gjysmëfinalja e parë mes Istogut dhe Shqiponjës. Prej orës 18:00 takohen Samadrexha dhe Ferizaj.

Turneu final i Kupës zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

2024/25 - Istogu
2023/24 - Ferizaj
2022/23 - Istogu
2021/22 - Istogu
2020/21 - Istogu
2019/20 - Vushtrria
2018/19 - Istogu
2017/18 - Istogu
2016/17 - Prishtina
2015/16 - Prishtina
2014/15 - Kastrioti (Ferizaj)
2013/14 - Kastrioti (Ferizaj)
2012/13 - Kastrioti (Ferizaj)
2011/12 - Prishtina
2010/11 - Prishtina
2009/10 - Kastrioti (Ferizaj)
2008/09 - Prishtina
2007/08 - Prishtina
2006/07 - Kosova Vushtrri
2005/06 - Kastrioti (Ferizaj)
2004/05 - Kosova Vushtrri
2003/04 - Prishtina
2002/03 - Kosova Vushtrri
2001/02 - Kastrioti (Ferizaj)
2000/01 - Vjosa (Shtime)
1999/2000 - Trepça (Mitrovicë)
1998/99 - (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës çlirimtare)
1997/98 - (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës çlirimtare)
1996/97 - Prishtina
1995/96 - Kastrioti (Ferizaj)
1994/95 - Prishtina
1993/94 – Vjosa (Shtime)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat