I madh e i vogël me padurim e presin gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt) mes Kastriotit të Ferizajt dhe Rahovecit.
Lideri Kastrioti kundër kampionit Rahoveci, luhet sonte në orën 20.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Besa Famgas e Prishtina në gjysmëfinalen e parë (16.00), Rahoveci e Kastrioti në të dytën (20..00).
Kush do të jetë në finalen e madhe që luhet nesër, do të shihet sonte.