Të dielën do të luhet ndeshjen e parë e gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll, mes Rahovecit dhe Besa Famgas nga Peja.
Ndeshje që pritet me padurim nga tifozët e të dyja skuadrave.
Rahoveci apo pejanet do të shënojnë fitoren e parë?
“Të dielën mos planifikoni asgjë për ora 18:00 - ju presim të gjithëve në fillimin e play-offit, ku kundërshtar qëllon të jetë rivali ynë i përbetuar, KH Besa.
Ekipi ka nevojë për përkrahjen e secilit prej jush.
Një fitore të dielën do të thotë se me një hap jemi në finalen për titullin e kampionit.
Na duhen dy fitore, por e para në shtëpi është vitalja. Nuk kemi më hapësirë për gabime, s'ka më pardon për askënd.
Në Rahovec e kemi konakun e pamposhtshmërisë.
Hajde krejt, Hajde Rahovec”, shkruan në faqen e klubit Rahoveci.