Pas Kupës së Kosovës synojnë edhe titullin.
Kastrioti mobilizohet që pas 15 viteve të rikthejnë titullin e kampionit në vitrinat e tyre.
Hendbollisti prej më të mirëve të Kastrioti i
Ferizajt, Gentrit Brahimi, shpreh optimizmin për ndeshjet e play-off-it.
Brahimi është i ngazëllyer për trofeun e Kupës së Kosovës që fituan pas një fitoreje në sekondat e fundit ndaj Besa Famgas me rezultat 28:27.
“Lojërat e Kupës së Kosovës ishin një sfidë në vete, por në fund kupa mbeti tek ne.
Dua të shpreh një falënderim të veçantë për secilin tifoz që ishte i pranishëm në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj e përkrahja juaj ishte vendimtare”, tha Brahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Brahimi shpreh optimizmin për sfidat e play-off-it, ku në gjysmëfinale ndeshen me Vëllaznimin e Gjakovës.
“Sa i përket kampionatit dhe fazës së play-off-it, do të japim maksimumin që titulli të rikthehet në qytetin e hendbollit, pas disa viteve mungesë”, ka përfunduar Brahimi.
Gjysmëfinalja e parë mes Kastriotit dhe Vëllaznimit luhet nesër mbrëma (20.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton“ në Ferizaj.