Historia e sportit të Kosovës ka traditë të madhe në shumë sporte, nga futbolli, hendbolli, basketbolli, boksi, xhudo, skijimi, atletika, mundja, etj.
Një ndeshje që nuk harrohet padyshim është në ditët e fundit të verës (e diel, 30 gusht, 1987), skuadra nga krahina e Vojvodinës, Proleteri pësoi humbje në tempullin e hendbollit me rezultat 21:15 nga Borci i Ferizajt siç quhej në atëkohë.
Ndeshja u luajt në palestrën e sportit “Rinia” siç quhej atëkohë sot “Bill Clinton”, afro 4000 mijë shikues, shumë mbeten jashtë palestrës.
“Ngrohtësi zemre e kënaqësi shpirti!
Nismë që premton shumë. Makiqi, Besim Qerimi e Mladenoviqi – shkëlqyen.
Dita e mirë shihet në mëngjes” siç thotë populli.
Nëse është kështu atëherë Borci nga Ferizaj, krenaria e hendbollit e Kosovës, njëra nga 14 ekipet që përbëjnë elitën e hendbollit, sigurisht me të fortët e cilësore në botë, e presin ditë më të mira, më të ndritshme.
Me aso loje, çfarë dëshmoi të dielën, Borci u ngroh zemrat dhe ua kënaqi shpirtrat afro 4000 dashamirëve të tij, që plot e përplot kishin mbushur tribunat në hapje të sezonit të ri.
Borci - Proleteri 21:15 (9:7)
Pallati “Rinia”, në Ferizaj.
Spektatorë – afro 4000.
Referuan: Nenad Knezheviq i Banjallukës dhe Milenko Mijakiq i Bjellovarit.
Shtatëshet: Borci (1), Proleteri 2 (1).
Përjashtimet: Borci 6, Proleteri 4 minuta.
Borci: Dragan Mlladenoviqi, Misret Maliqi, Hasan Bajrami 2, Basri Tupella 1, Koprivica, Besim Qerimi 8, Cernogorci, Sefedin Reçica, Bovan, Bujar Qerimi, Afrim Rexhepi dhe Aziz Makiqi 9.
Proleteri: Vërgoviq, Rrac, Çausheviq 2, Aleksiq 2, Vidiq 1, Gjokiq 2, Brakoçeviq 1, Vujinoviq, Tomiq 1, Nikoliçeviq, Sllavkoviq 2 dhe Bërklaçaiq 1.
Me golin e Hasan Bajramit ferizajasit avancuan. Me Besim Qerimin shpejt e shtuan këtë në 4:1.
Ishte i pakapshëm për kundërshtarët edhe në sulm (shënoi 8 gola) edhe në mbrojtje”, ka shkruar mes të tjera gazetari Abaz Dula më 31 gusht të vitit 1987 në sportit e “Rilindjes”.
Kompliment në këtë drejtim kishte dhënë edhe trajneri i Proleterit, Sllobodan Mishkoviq dhe i mahnitur nga atmosfera që krijuan shqiptarët në palestër: “Me befasuan ferizajasit me lojën në mbrojtje”.