Shqiponja zotohet se do ta çojë Istogun në shtëpi 

Hendboll

Shqiponja zotohet se do ta çojë Istogun në shtëpi 

Nga: K.G. Më: 7 maj 2026 Në ora: 14:06
Klubi i hendbollit Shqiponja e Gjakovës

Klubi i hendbollit Shqiponja e Gjakovës është e bindur se sonte do të dërgojë në shtëpi kampionen në fuqi, Istogun.

Vashat e trajnerit Mahmut Sadiku janë mobilizuar për gjysmëfinalen e dytë, me synime të qartë: fitore dhe kualifikim më finale.

“Sot ekipi ynë udhëton drejt Banjës, aty ku na pret sfida e dytë gjysmëfinale kundër ekipit të Istogut, nga ora 20:00

Në ndeshjen e parë siguruam fitore me rezultat 25:21

Sot vajzat tona janë gati të japin maksimumin në fushë, me synimin e vetëm fitoren dhe kualifikimin në finale!

Na pret një ndeshje e fortë,

I urojmë shumë suksese vajzave tona në këtë rrugëtim dhe shpresojmë të kthehemi me fitore”, shkruan në faqen e Shqiponjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat