Agron Shabani nuk është më selektor i kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat).
Prej kohës dorëheqja e tij.
Të paktën kështu ishte thënë edhe në muajin janar të këtij viti, por sot kjo u bë realitet. Ai jep dorëheqje nga pozita e selektorit.
Kontributi i tij ka qenë i madh ndër vite.
“Me anë të këtij postimi, dëshiroi të njoftoj opinionin publik, adhuruesit e hendbollit se nga sot kam përfunduar rrugëtimin tim si selektor i Kombëtares së Kosovës të hendbollit tek femrat
Ky vendim vjen pas një periudhe me sfida, por edhe me momente krenarie te cilat do ti mbaj mend gjithmonë. Te udhëheqësh vendin tënd është privilegji më i madh për një trajner.
Dua te falënderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës për besimin, stafin tim teknik për mbështetjen e palodhshme, dhe mbi të giitha lojtarët për përkushtim e tyre te jashtëzakonshëm ne fushë.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për tifozë dhe prindërit e vajzave tona që na qëndruan pranë ne çdo hap.
Kombëtares sonë i uroj suksese të mëdha në rrugëtimin e radhës”, ka shkruar Shabani në profilin e tij në facebook.