Shqiponja nga Gjakova triumfoi me rezultat 26:22 ndaj Samadrexhës, në ndeshjen e dytë të finales së Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Vashat gjakovare tashmë udhëheqin 2:0 në serinë e fitoreve, duke u afruar shumë pranë titullit të kampiones.
Shqiponjës i duhet edhe vetëm një fitore për ta ngritur trofeun.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 16:14 në të mirë të gjakovareve.
Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë më shumë gabime nga të dy ekipet, sidomos në repartin e sulmit.
Në minutën e 38-të, Shqiponja arriti ta thellojë epërsinë në 20:15, duke krijuar diferencë prej pesë golash. Megjithatë, Samadrexha nuk u dorëzua dhe pas pesë minutash ngushtoi rezultatin në 22:20.
Minutat në vazhdim sollën një lojë më të dobët, me gabime të shumta nga të dy skuadrat.
Në minutën e 53-të rezultati ishte 24:22, ndërsa më pas Shqiponja ruajti kontrollin për ta mbyllur sfidën me rezultat 26:22.
Merita të mëdha për këtë fitore ka portierja braziliane Thayline Queiroz, e cila në pjesën e dytë priti një numër të madh gjuajtjesh dhe ishte vendimtare në momentet më të rëndësishme të takimit.
Më efikasja te Shqiponja ishte Alma Nivokazi me 6 gola, e ndihmuar nga Orgesa Gola me 5, Ana Gonçalves 4, Juleidt Lourençao 4 gola.
Te Samadrexha, më e dalluara ishte Tina Hetemi, e cila realizoi 8 gola.