Basri Latifi, thirrje tifozërisë për festë madhështore të enjten në “Enver Idrizi”

Hendboll

Basri Latifi, thirrje tifozërisë për festë madhështore të enjten në “Enver Idrizi”

Më: 19 maj 2026 Në ora: 17:20
Klubi i hendbollit Çairi

Klubi i hendbollit Çairi po përgatitet për një festë madhështore sportive.

Të enjten në sallën sportive “Enver Idrizi” nga ora 19:00 do të luaj ndeshjen e fundit në terren të vet dhe të parafundit për këtë edicion përballë Astibo-s.

Trajneri i vashave nga Çairi, Basri Latifi u bën thirrje tifozërisë që të vijnë atë mbrëmje të festojnë sukseset e këtij sezoni-nënkampion, kualifikimin në Europë dhe pjesëmarrjen e parë në Ligën Rajonale.

“Të enjten të gjitha rrugët cojn në Çair, ku KHF Çairi luan lojën e fundit të këtij sezoni para tifozëve të vet në Superligen e femrave në hendboll.

Njëherësh edhe të festojmë titullin nënkampion si dhe kualifikimin në Europë, në EHF Cup dhe arritja e fundit kualifikimin në Ligën Rajonale, ku do të garojmë me ekipe nga Kroacia, Sllovenia, Mali i zi dhe Serbia”, tha Latifi për Open-TV.

Gjithsesi edhe një sezon i suksesshëm i klubit dhe dëshmi për punën dhe angazhimin e madh në këtë sezon si dhe konfirmimi i ekipit më të suksesshëm në sportet kolektive në Çair, një përfaqësim i denjë në arenen kombëtare dhe ndërkombëtare!

Ejani të festojmë së bashku këto arritje të cilat pa përkrahjen e publikut nuk do të arriheshin. Forca Çairi”, deklaroi Basri Latifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat