Kastrioti i Ferizajt është kampion i ri i Kosovës në hendboll për meshkuj, duke rikthyer titullin pas 15 vitesh në tempullin e hendbollit.
Finalja e pestë i takoi skuadrës nga Ferizaj, e cila e mposhti Rahovecin me rezultat 25:23, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.
Portieri Wadi Chebi ishte heroi i madh i ndeshjes dhe një nga më meritorët për triumfin e Kastriotit, duke mbrojtur një sërë gjuajtjesh vendimtare të lojtarëve të Rahovecit.

Kastrioti e fitoi serinë finale me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale për Ferizajasit 11:12, ndërsa në minutën e 48-të rezultati ishte 17:21 në favor të Kastriotit.
Rahoveci u rikthye duke e ngushtuar diferencën në 19:21 dhe më pas në 20:21, duke e bërë ndeshjen shumë dramatike.
Nëntë minutat e fundit ishin të zjarrta, me kthesa të mëdha.
Në minutën e 57-të rezultati u barazua 22:22 dhe më pas 23:23, por në fund Kastrioti arriti ta mbyllë ndeshjen dhe të fitojë me 25:23.
Te Kastrioti u dallua Yassine Henahen me 7 gola, i ndihmuar nga Felipe Texeira me 5 gola.
Te Rahoveci më efikas ishte Egzon Gjuka me 5 gola, së bashku me Fernandes da Silva gjithashtu me 5 gola.