Kastrioti i Ferizajt kurorëzohet me dy trofe në edicionin 2025-2026!
Klubi i hendbollit Kastrioti (meshkujt) është kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës.
Fisnik Jashari, president i klubit, me stafin e tij, kanë bërë punë të jashtëzakonshme, duke e rikthyer titullin e kampionit pas 15 viteve dhe për herë të tretë radhazi fituan Kupën e Kosovës.

Jo vetëm këta dy trofe, me shikueshmëri ka thyer edhe rekordin që nuk e ka pas nga viti 1987 hendbolli i Kosovës.
Mbi 3500 shikues e përcollën finalen e madhe mes Kastriotit dhe Besa Famgas.

“Kur Unë erdha e klubin e mora, Unë i riktheva, Unë edhe pse më shumë barriera stoik qëndrova dhe përsëri ia dola, ama jam krenar se Qytetit tim shumë kupa e tituj i solla…
Por jo i vetëm, po me njerëz të mirë që më rrethuan e më ndihmuan, me bordin drejtues të klubit Dardan Bibaj, Agron Sojeva, Agon E. Zhinipotoku, Gent Sylejmani, Ardit Gashi dhe Milot Sojeva, trenerët e stafin udhëheqës Vladimir Gligorov, Meriton Sahiti, Granit Sahiti, bacin Njazi Behluli doktorin Fatlum Ademi dhe Edoniis Kamberi, tifozerinë e mrekullueshme Ultras Ujqit dhe gjithë dashamirët e Klubit tonë, e sidomos me gjithë lojtarët besnik të KH Kastrioti.

Këta trofe ia dedikoj gjithë Ferizajt, familjes sime bashkëshortes Nafije Jashari e fëmijëve të mi që po thuaj çdo ndeshje i pata afër ku qanë e u gëzuan me mua, e special dy prindërve të mi babit Nebi Jashari dhe nënës sime Hysnije Jashari që këtë kohë pat nevojë për mua shumë e ndoshta si kam qëndruar sa duhet afër.
Kam shumë dashni e respekt për të gjithë ju dashamirë të Klubit, ju jam shumë borxhli pa ju nuk do ia dilja dot.
Faleminderit edhe kryetarit Agim Aliu për besimin në mua dhe mbështetjen për klubin si dhe drejtorin Gazmend Bytyçi që na bëri shumë më të lehtë organizimin madhështor për Kupën e Kosovës!
KH Kastrioti është dhe do mbetet krenaria e vërtetë e Ferizajt”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në facebook.