Tetë hendbolliste të reja në Kampin Ndërkombëtar në Poreç

Hendboll

Tetë hendbolliste të reja në Kampin Ndërkombëtar në Poreç

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 11:00
Hendbollistet

Tetë hendbolliste të reja, anëtare të Kombëtares U17 të Kosovës, po marrin pjesë në Kampin Ndërkombëtar të hendbollit që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Të gjitha janë anëtare të klubeve të vendit, ndërsa pjesë e kampit është edhe Faruk Shala, trajner i Kombëtareve të reja të Kosovës dhe kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Kampi ka nisur më 14 qershor, ndërsa përfundon më 19 qershor.

Udhëheqës i kampit është eksperti i njohur kroat, Nenad Shoshtariq.

Pos strategut Shoshtariq, me hendbolliste të reja po punojnë edhe ekspertë të tjerë të dëshmuar të hendbollit kroat.

“Programi i kampit është i fokusuar në ngritjen e aftësive individuale dhe grupore, si dhe në avancimin e elementeve teknike të lojës së hendbollit. Mënyra se si është organizuar kampi, mundëson punë të specializuar dhe të përshtatur për të gjitha pjesëmarrëset. Kampi është mundësi e mirë për hendbollistet tona të reja që të përfitojnë nga përvoja e trajnerëve me renome ndërkombëtare.

Po ashtu lojtaret tona të reja zhvillojnë tutje aftësive sportive. Përfundimisht përvoja në kampin në Poreç do të jetë shumë e vlefshme për karrierën e mëtejme të këtyre lojtareve të talentuara”, ka thënë Faruk Shala.

FHK-ja vazhdimisht i kushton rëndësi të madhe ngritjes së vazhdueshme të hendbollistëve të rinj dhe hendbollisteve të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat