Dervish Berisha: ’Bota sot’ ishte dhe mbetet drita e ngjarjeve vendore dhe botërore! Kemajl Goca nuk i harron emrat e mëdhenj

Hendboll

Dervish Berisha: ’Bota sot’ ishte dhe mbetet drita e ngjarjeve vendore dhe botërore! Kemajl Goca nuk i harron emrat e mëdhenj

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 22:16
Dervish Berisha

Legjenda e hendbollit tw Kosovws, Dervish Berisha, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në informimin e opinionit publik dhe promovimin e sportit.

“’Bota sot’ ishte dhe mbetet drita e ngjarjeve vendore dhe botërore, sidomos në sport.

Dikur hendbolli kishte shumë pak hapësirë në media, por me daljen në skenë të gazetës ‘Bota sot’, me kryeredaktorët dhe të gjithë stafin e saj, sporti ynë fitoi një mbështetje të madhe.

Jemi me fat që kjo është një gazetë kombëtare.

Për hendbollin dhe sportin në përgjithësi, gazetari Kemajl Goca bëri ndryshimin, nuk i harron emrat e mëdhenj, duke na bërë të gjithë sportistëve të ndihemi të vlerësuar dhe të respektuar.

Për këtë i jemi shumë mirënjohës.

Urime të gjithëve! Ju dëshiroj shumë suksese, vazhdimësi në traditën tuaj dhe informim korrekt në çdo fushë. Urime!”, ka uruar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat