Besa Famgas e Vëllaznimi në raundin e parë, Kastrioti në të dytin

Hendboll

Besa Famgas e Vëllaznimi në raundin e parë, Kastrioti në të dytin

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 16:23
Kastrioti

Janë përcaktuar edhe skuadrat që do të garojnë në Kupën Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup).

Gjithsej në nivelin e tretë të garave evropiane do të paraqiten 83 skuadra. Tri prej tyre janë të Kosovës.

Në raundin e parë paraqiten Besa Famgas dhe Vëllaznimi. Për shortin e 14 korrikut, Besa e Pejës është bartëse, ndërsa skuadra gjakovare, Vëllaznimi, nuk është. Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane zhvillohen më 12/13 dhe 19/20 shtator.

Ndërkohë, kampioni i Kosovës, Kastrioti, starton prej raundit të dytë të Kupës Evropiane. Në short do të jetë bartës. Ndeshjet e raundit të dytë zhvillohen në tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat